Sporti

Valverde: Salah nuk e respektoi Realin

05/23/2022 22:34
nga:E K

Liverpool dhe Real Madrid do të ndeshen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Pasi kishte kaluar në finale Liverpool po priste finalistin tjetër mes Realit dhe Man Cityt, kurse Salah kishte deklaruar se dëshironte një finale me Real Madridin, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori i madrilienëve, Fede Valverde deklaroi se kjo deklaratë ishte mos respektuese për ekipin e tij.

“Ato janë fjalë që secili mund t’i kuptojë si të dojë. Jam kundërshtari i tij dhe udken sikur fjalë që disrespektojnë stemën e Real Madrid, lojtarët”, ka thënë Valverde.

“Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të japim më të mirën, të tregojmë pse jemi në finale, dhe të shpresojmë që mund të marrim edhe një trofe për tifozët e Realit”, shtoi ai.

Finalja luhet në Paris me 28 maj.

/GazetaBlic Sport/