Sporti

Valverde për Mbappen: Person i jashtëzakonshëm, lojtar i madh – nga më të mirët në botë

10/09/2024 10:57
nga:Lorik J

Fede Valverde ka shprehur admirimin e tij për Kylian Mbappe, duke e quajtur atë “spektakolar”.

“Ne të gjithë e dimë se ai është një lojtar i klasit botëror, një nga më të mirët në botë. Jam shumë i lumtur që ai është në Real Madrid. Faleminderit Zotit, është një kënaqësi e madhe”, tha fillimisht Valverde.

Valverde theksoi gëzimin që sjell Mbappe, duke thënë: “Kylian Mbappe është një lojtar i mirë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të lumtur që ai është këtu. Unë mund të kënaqem, familja ime mund të gëzohet, fëmijët e mi gjithashtu mund ta shikojnë atë. Si person, ai është i pabesueshëm.”

Mesfushori uruguaian ka adresuar edhe dyshimet për kalimin e Mbappes në Real Madrid, duke thënë: “Shumë njerëz folën për Mbappe, se ai nuk mund të vinte këtu dhe se do të kishte konflikte. Ai i heshti të gjitha ato zhurma dhe tregoi se është një person spektakolar.”

/GazetaBlic Sport