Sporti

Valverde për largimin e mundshëm të Casemiros: Ai nuk ka thënë asgjë

08/18/2022 18:58
nga:E K

Fede Valverde ka folur në lidhje me spekulimet e fundit për të ardhmen e Casemiros.

Ditëve të fundit u raportua se mesfushori brazilian është shumë pranë kalimit te Manchester United.

E lidhur me këtë ka folur bashkëlojtari i tij, Federico Valverde

“Ai nuk ka thënë asgjë, unë nuk di asgjë. Sigurisht [dua që ai të qëndrojë]”, thuhet të ketë thënë uruguaiani për ‘El chiringuito.tv’.

Casemiro thuhet se po pëlqehet shumë nga trajneri i ‘Djajve të Kuq’ dhe mund të kalojë së shpejti në ‘Old Trafford’.