Sporti

Valverde: Ne kemi një shans të madh për hakmarrje nesër ndaj Barcelonës

04/25/2025 15:53
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Real Madrid, Fede Valverde kërkon hakmarrje nesër ndaj Barcelonës.

Të dy skuadrat do të përballen me fillim nga ora 22:00 në finalen e Kupës së Mbretit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne kemi një shans të madh për hakmarrje nesër ndaj Barcelonës. El Clasico që kemi luajtur këtë sezon ishin të shëmtuara, jo të këqija. Ne duhet të kishim bërë shumë më tepër në të dyja ndeshjet”, deklaroi Valverde.