Duke përmbushur sezonin e tij të katërt në skuadrën kryesore të Real Madridit, argjentinasi Federico Valverde, kërkon të fitojë Ligën e tij të parë të Kampionëve të shtunën.
Në një intervistë për gazetën As, mesfushori 23-vjeçar është pyetur se çfarë do të jepte për të fituar trofeun, në një ndeshje të planifikuar të shtunën, kundër Liverpool-it, në Paris, përcjell GazetaBlic Sport.
“Shumë gjëra… gjithçka, mendoj unë. Është një trofe unik për çdo lojtar në botë. Unë jam i gatshëm të jap shumë gjëra. Veç djalit… Ndoshta do t’ia jap gruas sime”, tha ai mes buzëqeshjesh, duke e korrigjuar menjëherë: “Jo, po bëj shaka! Por do të jepja shumë gjëra, nuk është çdo ditë që mund të luajmë në finale. Shpresojmë që ta ngremë titullin”, tha ai.
Kujtojmë se në rast fitoreje, Real Madrid do të fitojë trofeun e 14-të në historinë e tij.
/GazetaBlic Sport/


