Real Madridi do të jetë pa dy lojtarë kyç, Fede Valverde dhe Thibaut Courtois kur do të përballet me Real Sociedad në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey të mërkurën mbrëma.
Sipas raportimeve, Valverde nuk mori pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe në vend të kësaj u fokusua në rikuperim dhe fizioterapi.
Reprezentuesi uruguaian u pushua për të gjithë ndeshjen kundër Gironas gjatë fundjavës, pasi luajti në siklet kundër Manchester Cityt.
Ndërkohë pritet të pushohet edhe Courtois, me Andriy Lunin që do të zërë vendin e tij në portë.
Trajneri italian po i jep përparësi aftësisë dhe rotacionit të lojtarëve përpara një periudhe vendimtare të sezonit.
/GazetaBlic Sport/


