Showtime

Valoni zbulon emrin, ja kush del këtë javë nga shtëpia e Big Brother

12/05/2021 13:55
nga:G C

Valon Shehu, i cili ka lënë së fundmi Big Brother VIP ka folur për lojën e banorëve duke treguar se cilët janë banorët që mund të arrijnë në finale.

Sa i përket fitores, Valoni nuk hezitoi të përmendte emrin e Ilirit, i cili është zgjedhur disa herë edhe si i preferuari i banorëve dhe i publikut.

Nga ana tjetër, Valoni tha se personi që mund të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë kësaj jave është Monika Lubonja.