Showtime

“Valoni të ka dedikuar këngë”, për cilën nga banoret e BBV flet Meridiani?

12/07/2021 12:46
nga:Genita C

Valoni është larguar tashmë nga shtëpia e Big Brother Vip, por për të vazhdon ende të diskutohet.

Edhe gjatë qëndrimit në shtëpi ai u përfol gjatë për një lidhje që kishte pasur me Einxhel Shkirën, megjithëse ai vetë i mohoi zërat sapo dol inga shtëpia dhe shkoi në studion e Big Brother Vip.

Por jo të gjithë banorët mendojnë se mes tyre nuk ka pasur asgjë. Meridiani ka thënë se Valoni i ka dedikuar një këngë Einxhelit dhe për këtë është shprehur shumë i bindur. Einxhel ka thënë se nuk e di për çfarë kënge bëhet fjalë dhe se nuk e ka dëgjuar.