Lajme

Valon Syla: Një Dreq i madh o hi këtu, Gërvalla me laps të bastores tu i jep urdhra BE’s e NATO’s

11/16/2022 14:15
nga:G B

Opinionisti Valon Syla ka komentuar reagimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për raketat që ranë në Poloni.

Ai tha se Gërvalla me laps të bastores po i jep urdhra BE-së e NATO-s.

“Nje Dreq i madh o hi këtu. Kqyrja Ministres tonë lapsin e bastores… tu i jep urdhna BE’s e NATO’s”, ka shkruar ai.

“Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme të polakëve që u vranë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet e tyre, Kosova qëndron krah njerëzve të Polonisë kundër regjimit të Putinit. BE-ja duhet të më e vendosur që të ndalë Putinin përpara se ai dhe satelitët e tij të sjellin luftë mbi gjithë kontinentin”, ishte reagimi i Gërvallës.