Lajme

Valon Syla kritikon institucionet për heshtjen, pas marrjes në pyetje të gazetarit, Halil Berisha!

10/27/2021 15:53
nga:Y I

Gazetari, Valon Syla, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas paraqitjes para Gjykatës Speciale të gazetarit Halil Berisha.

Syla thotë se nëse Berisha do të ishte gazetar i ndonjë vendi tjetër, që nuk është i ish Jugosllavisë, sot nuk do të ishte në Hagë.

Ai tutje thotë se është fatkeqësi që institucionet tona heshtin para arrestimit të një gazetari.

Syla shpjegon se Berisha nuk është dëshmitar por është i detyruar të jetë atje për të dhënë përgjigje.

Reagimi i plotë:

Reagim publik. Sepse kemi heshtje dhe fshehje të gjithë shoqërisë mediale.

Gazetari Halil Berisha po të ishte gazetar dhe shtetas i ndonjë vendi tjetër, që nuk është i ish Jugosllavisë, sot nuk do të ishte në Hagë. Por është i Kosovës, ku Gjykata Speciale ka rregulla speciale edhe për lirinë e shprehjes për gazetarët. Fatkeqësia është që institucionet tona heshtin para arrestimit të një gazetari, ashtu siç heshtin kur Gjykata Speciale ju kërkon garancione për mbrojtje në liri për çlirimtarët që akuzohen atje në Hagë.

Ai nuk është dëshmitar, por është i detyruar të jep përgjigje… për një punë që një gazetar nga Brukseli ose nga Haga nuk do të guxohej të merrej në pytje. Puna e Halilit e mediumit ku punon ka qene shume profesionale dhe teper e kujdesshme ne trajtimin e dosjeve qe i kane poseduar. Dosjet te cilat kane rrjedhur nga vete ajo gjykate. Inkompetenca dhe joprofesionalizmi i kësaj gjykate, nuk mund to fajësoj mediat dhe gazetarët. Turp.

#albanologji #tribubali #uçk #media #marre