Lajme

Valon Syla ironizon me Rron Gjinovcin: Jepjani redakturën, di të shtrojë pllaka të kuzhinës, di ta shëtisë qenin e macen

04/20/2021 23:32
nga:Gazeta Blic

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me analistin Rron Gjinovci në një status të bërë së fundi.

Ai bëri ftesë të dorëzohen mediat dhe t’ia japin redakturën analistit Rron Gjinovci. Duke thënë se Gjinovci ka dije edhe për teoritë më të komplikuara të marksizmit.

Syla u shpreh  me ironi se Gjinovci di të shtrojë pllaka, të shëtisë qenin, macen dhe kafshët shtëpiake.

Media. Dorëzohuni. Edhe jepjani redakturën Rron Gjinovcit. Prej shijes, estetikës… deri te teoritë e komplikume marksiste i din. Bile din edhe me shtru pllaka të kuzhinës. Din me shetit qenin, macën dhe shtazët shtëpiake. Din për ushqim, pije e vitamina, por s’çelet. I don edhe minatorët”, ka shkruar Syla.

LEXO EDHE:

Zyrtari doganor për kolonën në Han të Elezit: Dalja e maunave është rekorde