Lajme

Valon Syla: Albin Kurti është ‘rrenc’, kanë vdekë gjinja për Zajednicë

03/23/2023 21:33
nga:Y I

Gazetari Valon Syla e ka quajtur rrenc kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi ky i fundit dje në një intervistë tha se në planin evropian ka Asociacion.

Syla thotë se ka njerëz që kanë vdekur për Zajednicë, ndërsa sot me kryeministër Albin Kurti, në veri ka autonomi dhe në jug ka Zajednicë.

“Së pari, Kurti me këtë deklaratë, komplet grupin e analistëve qysh është Ramabaja, se po më thotë e kom Memlin kryetar, e tash e ruva kohën kur më vjen për replikë. Unë gëzohem që nuk e kam kryetar Albin Kurti, por shumica demokracia ma ka pru një rrenc, dmth që ka krijuar viktima. Kanë vdek njerëz për Zajednicë. Sot kemi autonomi në veri, ndërsa Zajednicë në jug”.

Sipas tij, Kurti i ka gënjyer të gjithë votuesit e tij, madje edhe deputetët, duke u thënë që nuk do të ketë Asociacion.

“Albin Kurti së pari e ka rrejt votuesin e vet, pastaj deputetët e vet, bash kurgjo s’ju ka kallxu, cka s’kanë thonë në parlament e në televizion tu bo be që nuk vjen kjo, edhe i ka djeg për 1 natë./T7/