Kryetari i degës së VV-së në Ferizaj, Valon Ramadani, ka folur sa i përket kandidimit të tij për kryetar të komunës së Ferizajt, shkruan GazetaBlic.
Ramadani në një prononcim për ‘GazetaBlic’, ka deklaruar se ka gjasa që ky i fundit të jetë kandidat, por, sipas tij, kjo do të bëhet e ditur brenda 2-3 dite.
“Unë mundem me qenë njëri prej tyre, po ende nuk është konfirmur kush e qysh ka kandiduar, janë disa procedura që brenda 2-3 dite kryhen. Janë punë të brendshme që derisa të kryhen nuk mundem me i nda me medie. Po mbasi jam kryetar i degës ka gjasa me qenë, po nuk është e konfirmuar akoma brenda partisë”, ka thënë Ramadani.
Gazeta Blic nga burime brenda VV-së në Ferizaj, mëson se Ramadani është i vetmi që ka paraqitur kandidaturën për kryetar të Ferizajt.
/GazetaBlic
Armitage: Pandemia e COVID-19 i uli edhe më shumë lindjet


