Zgjedhjet Lokale

Valon Ramadani ‘sqarohet’: Ideja e festivalit është zgjedhja e “Super Gjyshes”

10/13/2021 00:44
nga:Gazeta Blic

Valon Ramadani, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizajt, e ka shtjelluar idenë e tij për “Miss Gjyshen”, ide që ngjalli shumë reagime.

Ai në Debat Plus në RTV Dukagjini ka theksuar se në programin e VV-së për Ferizajin është edhe zgjedhja e “super gjyshës”.

Sipas tij, nuk do të zgjedhet “Miss Gjyshja”, por “Super Gjyshja”.

“Nga 90 premtime që kemi dhënë, është edhe organizimi i këtij festivali, ku fokusi do të jetë te gjyshet, gjegjeësisht edhe zgjedhja e super gjyshes”, tha ai.

Ai tha se sot në takimet që ka pasur me gra të moshës së tretë, kanë qenë shumë të lumtura për një ide të tillë.

“Kjo nuk është një temë gallatë në perëndim, sikurse u bë dje tek ne”, tha ai.

Ramadani ka sqaruar se në këtë festival ndër të tjera do të zgjedhet gjyshja që gatuan më së miri, gjyshja që qëndis më së miri.

“Nuk ka qenë ideja vetëm për gjyshën më të bukur, por për ‘Super Gjyshen’, tha ai.

Sipas tij, problemi nuk është tek kjo ide, por tek ajo që kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e ka rrëzuar shtëpinë e pleqve.

Për më shumë ndiqeni emisionin: