Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, pas situatës së tensionuar në veri të vendit, ka ardhur me një reagim në drejtim të Shefit për Politikë të Jashme të BE-së, Josep Borrell pas deklaratave të tij.
Murati ka thënë se problemet në veri janë politike dhe deri në zgjidhjen e tyre krimi duhet të luftohet.
Murati ka thënë se deklaratat e Borrell janë të pamatura dhe të pakuptimta.
“Sipas Borellit a i bie që deri në zgjidhjen e problemeve politike në veri duhet toleruar krimi i organizuar apo jo? Deklaratë goxha në “përputhje” me vlerat evropiane” shkruan Murati.
Reagimi i plotë:
Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme


