Showtime

Valon Maloku fitimet nga TikTok-u i çon në Fondin e Sigurisë

03/20/2022 09:24
nga:Donika Fetahu

Producenti Valon Maloku është nga emrat goxha aktiv në TikTok.

Ai kohë më parë pati treguar se të gjitha fitimet nga betejat e tij në këtë rrjet social do t’ia dedikojë një kauze – ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë.

Por shumën e grumbulluar, thuajse 10,000 euro ai e ka gjetur se ku do ta destinojë.

Përmes rrjeteve sociale ai ka zbuluar transaksionin në xhirollogarinë e Fondit të Sigurisë.