Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Valon Grabovci, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në këto zgjedhje kandidion me numrin 55 në listë.
Grabovci ka theksuar se me krenari përfaqëson Pejën dhe se se është pjesë e ekipit që udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, një lider i dëshmuar .
Ai ka thënë se të jetë pjesë e atij ekipi është nder dhe përgjegjësi e madhe.
Grabovci është zotuar se do të punojë me përkushtim për të sjellë zërin e qytetarëve në Kuvend.
“PDK-ja, me numrin 131, përfaqëson forcën e ndryshimit dhe angazhimin për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Të jem pjesë e këtij ekipi është nder dhe përgjegjësi e madhe. Zotohem se do të punoj me përkushtim për të sjellë zërin tuaj në Kuvend dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.Më 9 shkurt, ju ftoj të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 131. Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar – votoni 55 për Valon Grabovcin dhe PDK-në” shkruan Grabovci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Unë jam Valon Grabovci, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 55 në listë. Me krenari përfaqësoj Pejën dhe jam pjesë e ekipit që udhëhiqet nga kandidati ynë për kryeministër, z. Bedri Hamza – një lider i dëshmuar me vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës.
PDK-ja, me numrin 131, përfaqëson forcën e ndryshimit dhe angazhimin për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Të jem pjesë e këtij ekipi është nder dhe përgjegjësi e madhe. Zotohem se do të punoj me përkushtim për të sjellë zërin tuaj në Kuvend dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Më 9 shkurt, ju ftoj të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 131. Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar – votoni 55 për Valon Grabovcin dhe PDK-në!
Me respekt,
Valon Grabovci