Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka shprehur falënderime për strukturat udhëheqëse të partisë për besimin dhe mundësinë e kandidimit të tij në zgjedhjet e ardhshme, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se Kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, është bartësi i fitores së madhe dhe të rëndësishme për PDK-në dhe Kosovën.
Grabovci shtoi se ai dhe ekipi i tij do të angazhohen fuqishëm për të siguruar një fitore bindëse për partinë dhe për Kryeministrin Hamza.
Me këtë mesazh, ai theksoi angazhimin e plotë për realizimin e synimeve politike dhe zhvillimin e vendit.
“Falënderoj strukturat udhëheqëse të PDK-së, për besimin dhe kandidimin tim. Kryeministri i ardhshëm z.Bedri Hamza është bartësi i fitores së madhe dhe më të rëndësishme për PDK-në dhe Kosovën! Ndërsa ne, fuqishëm, do të angazhohemi për fitore bindëse të PDK-së dhe kryeministrit Hamza”, tha Grabovci.