Para ndeshjes së Kosovës ndaj Austrisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të organizohet një ceremoni e veçantë për Valon Berishën.
Në kuadër të kësaj ceremonie, Kombëtarja e Kosovës do t’i japë lamtumirën mesfushorit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin, përkushtimin dhe emocionet që ka dhuruar ndër vite me fanellën e Dardanëve.
Valon Berisha ka qenë një nga figurat e rëndësishme të përfaqësueses së Kosovës që nga vitet e para të saj në arenën ndërkombëtare.
Ceremonia do të zhvillohet para startit të sfidës Kosovë–Austri.


