Sporti

Valon Berisha nuk luan në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës

03/20/2025 21:29
nga:Lorik J

Mesfushori, Valon Berisha nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës.

Kosova dhe Islanda po ballafaqohen momentalisht në “Fadil Vokrri”, ku rezutlati aktual i takimit është 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Valon Berisha ka marrë karton të verdhë dhe nuk do të luajë në ndeshjen e  kthimit pas tri ditësh, shkaku i suspendimit.

Ky duel po luhet në kuadër të promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

/GazetaBlic Sport