Sporti

Valon Behrami: Humbja ndaj Serbisë ishte e rëndë, por ata treguan respekt për ne

10/13/2024 22:13
nga:Lorik J

Zvicra humbi përballë Serbisë me rezultatin e pastër 2-0, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit A4 në Nations League. Një humbje e rëndë për Helvetët që renditen të fundit pa asnjë pikë dhe një golavarazh ‘tragjik’ me 1 gol të shënuar dhe 8 të pësuar.

Ish-kapiteni, Valon Behrami, ka komentuar ndeshjen duke e trajtuar si një humbje të rëndë. Ndër të tjera ai shprehet se serbët treguan respekt ndaj Zvicrës duke e trajtuar nëjtë sikur të ishte Spanja.

“Humbja ndaj Serbisë është e rëndë. Fazën hapëse të ndeshjes e kishim të mirë. Serbët kishin respekt për ne. Mund të vërehej kujdesi i tyre, përmbajtja. Kanë luajtur njëjtë ndaj Spanjës. Por ne kemi dështuar të shfrytëzojmë frikën e tyre”, tha Behrami për mediumin zviceran, ‘20 min’.