Sporti

Valmir Veliu fillon stërvitjet tek Gaziantep

06/27/2022 18:13
nga:Lorik J

Super futbollisti kosovar, Valmir Veliu i është bashkuar ekipit të Gaziantep.

Veliu u transferua nga Llapi tek Gaziantep për 180 mijë euro dhe sot ai ka stërvitur me ekipin e njohur turk, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi i Gaziantep ka postuar fotografi të Veliut nga seanca e tij e parë stërvitore me klubin.

“Transferimet tona të reja Ömürcan Artan dhe Valmir Veliu kanë kryer stërvitjen e tyre të parë me ekipin”, shkruan Gaziantep në Twitter.

/GazetaBlic Sport