Skuadra e Ferizajt ka filluar të përforcohet në merkaton e dimrit.
Ferizaj ka mbyllur sezonin në vendin e tetë dhe në sezonin pranveror do të tentojë të mbijetojë në Superligën e Kosovës në futboll.
Siç mëson GazetaBlic Sport, drejtuesit e Ferizajt janë në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, Valmir Nafiu.
Nafiu, 30 vjeçar ka shumë përvojë, teksa arriti suksese të mëdha me Shkëndijën e Tetovës, e poashtu kishte karrierë në ekipe evropiane si Kosice e APOEL.
Sipas informacioneve tona, palët janë afër marrëveshjes dhe kjo mund të jetë goditja e madhe e Ferizajt në këtë merkato.
Së fundmi, Nafiu ishte pjesë e Otrant në Malin e Zi.
/GazetaBlic Sport