Lajme

Valmir Elezi: Të shtunën, KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

2 ditë më parë
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se më 15 mars 2025, do të mbahet mbledhja e radhës, raporton GazetaBlic.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për GazetaBlic, tregon se këtë të shtunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi për GazetaBlic.