Jo më shumë së tri orë kanë mbetur deri tek fillimi i ndeshjes mes Rayo Vallecano-s dhe Dritës, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Skuadra spanjolle dhe kampionia e Kosovës, do të përballen në Madrid në një nga sfidat më të rëndësishme të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Drita aktualisht renditet në pozitën e 19-të me tetë pikë dhe mban ende gjallë shpresat për avancim, ndërsa Vallecano është e shtata me 10 pikë.
Diferenca e vogël e pikëve e bën këtë përballje vendimtare për fatin e të dyja skuadrave në garën evropiane.
Drita ka arritur rezultate pozitive ndaj kundërshtarëve të fortë duke e përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme futbollin kosovar.
Ndeshja Vallecano-Drita fillon në orën 21:00.


