Sporti

Valladollid me epërsi të dyfishtë ndaj Barcelonës pas pjesës së parë

05/23/2023 22:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Valladollid – Barcelona.

Katalunasit janë në disavantazh me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Christensen shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 2-të, kurse Larin i dyfishoi shifrat nga penalltia.

Duket se skuadra e Xavit nuk e ka motivin e duhur në këtë takim, kjo edhe për faktin se që prej dy javësh e ka siguruar titullin kampion.

/GazetaBlic Sport/