Borja Valero është një mesfushor spanjoll i cili, pas lojërave të shkëlqyera për Mallorca dhe Villarreal, kaloi në Itali në vitin 2012 dhe e mbylli karrierën e tij atje para dy vitesh, pasi luajti më shumë se 330 ndeshje për Fiorentinën dhe Interin.
Ndërsa ishte i ftuar në DAZN, atij iu kërkua të veçonte përvojën më të çmendur ose më të çuditshme gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të pasur, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk ka dyshim, kjo ndodhi në dhomën e zhveshjes së Interit. Andrea Ranocchia po ngacmonte Marcelo Brozovic. Sa u pendua.Brozo më pas e ndoqi nëpër dhomën e zhveshjes dhe kur më në fund e kapi, ia nguli pirunin në këmbë“, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


