Zëdhënësja për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka konfirmuar lajmin se kanë pranuar një kërcënim me bombë, raporton GazetaBlic.
Gara thotë se udhëtarët dhe gjithë personeli janë të sigurt.
“Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkruan Gara.
NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftim zyrtar,
Konfirmojme se kemi pranuar nje kercenim me bombe.
Udhetaret dhe personeli jane evakuar dhe jane te sigurte.
Ekipet e involvuara ne planin emergjent jane duke kryer detyrat e tyre.
Do te ju mbajme te informuar !
Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”, Policia jep detaje


