Ka zhgënjim të madh te Valencia për humbjen në Mestalla ndaj Cadiz.
Gennaro Gattuso, në analizën e tij pas fishkëllimës së fundit, nuk u largua nga përgjegjësitë e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kemi luajtur keq”, deklaroi ai.
“Ne kemi qenë gjithmonë shumë sulmues dhe jemi mbrojtur keq. Ishim të butë, pa mentalitet dhe humbja është një moment shumë i ndërlikuar për ne, dhe unë jam përgjegjës kryesor për këtë situatë: Ne duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh, duke u përpjekur të reagojmë. Unë i kuptoj protestat e tifozëve tanë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


