Valencia planifikon t’i shprehë mirënjohjen presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, në minutat para fillimit të ndeshjes së shtyrë mes dy skuadrave nga xhiro e 12-të e La Ligës në Mestalla.
Perez dhe Real Madrid kanë ofruar ndihmë financiare për të gjithë rajonin e Valencias pas shkatërrimit të shkaktuar nga stuhia DANA në fund të tetorit të kaluar. Klubi nga kryeqyteti spanjoll dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia.
Për më tepër, Real Madridi tregoi solidaritetin e tyre me një flamur të madh të Komunitetit Valencias para ndeshjes së tyre kundër Osasuna.
Më pas iu dhurua Valencias dhe Levantes, të cilët e përdorën gjithashtu për të nderuar viktimat.
/GazetaBlic Sport