Ish-kapiteni i Manchester United, Antonio Valencia, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga mënyra sesi Cristiano Ronaldo u largua nga Djajtë e Kuq.
Ai tha se është turp për mënyrën se si ai u largua nga klubi, por edhe se intervistja e tij e dhënë ishte e turpshme, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është turp që Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United ashtu siç u largua. Një lojtar si ai duhet të ishte larguar me një stadium plot duke e duartrokitur. Mbështetësit e adhuronin atë. Intervista që dha ishte e turpshme. Ai kishte arsyet e tij për të thënë atë që tha, por unë u ndjeva shumë keq për mënyrën se si u largua. Të dhemb. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të në klubin e ri. I uroj gjithë të mirat”, tha ai duke folur për The Athletic.
/GazetaBlic Sport/


