Sporti

Valencia e nis me fitore edicionin e ri në La Liga, triumfon minimalisht ndaj Getafes

08/13/2021 23:26
nga:E K

Ka filluar sot sezoni i ri edhe në La Liga.

Valencia ka arritur të mposht Getafen 1-0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në La Liga.

Ndeshja nisi keq për vendasit pasi Hugo Guillamon u ndëshkua me karton të kuq në min e 5’.

Megjithatë futbollistët nuk u demoralizuan dhe Valencia gjeti golin në min e 11’.

Fillimisht u akordua penallti të cilën në gol e shndërroi Carlos Soler.

Më pas Getafe morri iniciativën e ndeshjes, por pa arritur të shënojë në pjesën e parë.

Pjesa e dytë u dominua totalisht nga mysafirët që patën 13 tentime në portë gjatë kësaj periudhe, megjithatë nuk arriti të tund rrjetën.

Kështu Valencia e nis me fitore sezonin e ri dhe arkëton tre pikë shumë të vlefshme për moralin e futbollsitëve.