Lajme

Valdete Idrizi zotohet: Zëri i banorëve të veriut të Mitrovicës do të vazhdojë të dëgjohet në Kuvend

02/02/2025 19:36
nga:Genita C

Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për deputete ka zhvilluar një takim në kullën e Ali Kadriut, ku thotë se u ndje shumë mirë në mesin e banorëve të kësaj ane, të cilët e mirëpritën dhe ofruan mbështetje të pakushtë, raporton GazetaBlic.

Ajo shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar ata për bashkëpunimin e kaluar, veçanërisht për ngritjen e debatit parlamentar për pjesën veriore të Mitrovicës dhe kundërshtimin e politikave diskriminuese nga ana e Serbisë.

Idrizi u zotua se do të vazhdojë të jetë zë i banorëve të kësaj zone në Kuvend dhe falënderoi për besimin dhe mbështetjen e palëkundur.