Kandidatja e PDK-së për deputete, Valdete Idrizi, ka vizituar kompaninë Loni Dekor dhe ka shprehur kënaqësinë për zgjerimin e saj edhe jashtë Kosovës, raporton GazetaBlic.
Gjatë vizitës, ajo theksoi se ishte një mundësi e shkëlqyer për të kuptuar më shumë për sfidat që përballon kjo kompani dhe për të përgëzuar ata për sukseset e arritura.
Idrizi diskutoi gjithashtu mënyrat se si mund të mbështeten dhe ndihmohen bizneset si Loni Dekor për të avancuar më tej, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për sektorin privat.