Lajme

Valdete Daka e kundërshton kërkesën e Vjosa Osmanit: Nuk jap dorëheqje

06/14/2021 12:36
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot kërkesën më të paprecedentë në historinë e presidentëve të Kosovës.

Presidentja Osmani i ka kërkuar dorëheqjen Kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Kërkesa i është paraqitur zonjës Daka nga vetë Presidentja Osmani në zyrën e saj, mëson Gazeta Insajderi nga burime brenda Presidencës së Kosovës. Osmani nuk ka dhënë asnjë arsye bindëse në kërkesën e saj.

Madje, është e çuditshme se pasi i ka kërkuar dorëheqjen, Presidentja Osmani i ka thënë Kryetares së KQZ-së se nëse e pranon të dorëhiqet ajo do t’i ndajë mirënjohje publikisht për punën e saj. Presidentja Osmani i ka premtuar Kryetares së KQZ-së se në këmbim të dorëheqjes do të mbesin sërish në bashkëpunim.

Merret vesh se Kryetarja e KQZ-së ka qenë e prerë në përgjigjen e saj. Ajo ka refuzuar kategorikisht këtë kërkesë të Presidentes, duke i thënë se e ka kryer punën e Kryetares së KQZ-së në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nga Presidenca nuk ka dhënë asnjë përgjigje.