Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar Klinikën Emergjente, për t’u informuar për gjendjen e të lënduarve të sotëm në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi ka thënë se është informuar nga doktor Gëzim Mustafa, mbi gjendjen e katër personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar, derisa të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.
Njoftimi i plotë:
4 policë nisen për QKUK, janë lënduar rëndë në aksionin në veri


