Vala Qorri është bërë emër i njohur për shkak të punës së shkëlqyer në fushën e dizajnit të modës dhe atë të biznesit.
E diplomuar për Gjuhë Shqipe dhe dizajn të modës, ajo prej gjashtë vitesh është një nga artistet e dëshmuara dhe të kërkuara në botën e modës.
Vala, tregon se talentin në këtë fushë e ka të trashëguar nga nëna, ndërkaq model në industrinë e modës e ka motrën e saj, dizajneren e modës Vlora Mustafa.

Vala, tregon se të depërtoj në këtë fushë nuk kam qenë gjë e lehtë, por që falë pasionit për artin, për punën, ja ka dalë.
Sot, është një nga dizenjatoret secilës femrat i besojnë fuqishëm dhe arrijnë të ndihen të veçanta e të përmbushura në ditët e tyre me rëndësi.

Vala tregin se nisur nga kërkesat e klientëve, ajo ka krijuar edhe mundësinë e dhënies me qera të fustaneve, kjo pasi ata përdoren një herë dhe jo më, ndërkohë që per tu blerë kushtojnë mjaftë, pasi janë dizajne unike të punuar me materiale të cilësisë së lartë. Sigurisht, nëse fustani i pëlqen aq shumë klientes sa dëshiron ta ketë përgjithmonë, atëherë ai i shitet.
Atelien e Vala Qorrit me fustane mbresëlënës në dizajn dhe cilësi, mund ta gjeni në dy lokacione, te Posta e Madhe në Prishtinë, e tani edhe në Malishevë.
Në Instagram, mund ta gjeni @fustane_me_qera_ks

/Kosovarja/


