Dasmat në ambiente të mbyllura vlerësohet të jenë arsyeja kryesore e rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit në Maqedoni të Veriut.
Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe MSH mëngjesin e sotëm kanë propozuar ndalesë të dasmave dhe grumbullimeve tjera në ambiente të mbyllura.
Objektet tjera gastronomike të mos mbushin më shumë se 30% të kapaciteteve ndërkaq në një tavolinë të mos ulen më shumë se 4 persona. KSI ka propozuar që të ketë kontrolle të rrepta për zbatimin e këtyre masave si dhe të intensifikohet vaksinimi në terren. Një propozim i tillë vjen pas rritjes rapide të rasteve të reja me Kovid, posaçërisht në rajonin e Tetovës.
Autoritetet Shëndetësore e cilësojnë si të rrezikshme valën e re në të cilën dominon lloji Delta i virusit ndërkaq shtojnë se nuk mund të parashikojnë më tej përhapjen eventuale.
“Kjo është shenjë se ka filluar vala, është fillimi i valës së ardhshme. Është një valë e re e cila po shihet me hapa shumë stabil dhe shumë rapid që po ngritën numrat, që është mjaft shqetësues për të gjitha autoritetet shëndetësore. 6:07 Kjo valë thuhet të jetë mjaft e rrezikshme por megjithatë nuk mund të parashikojmë se si do të sillet tek ne me një nr. rreth 30% të të vaksinuarve në vend dhe me numër të madh të atyre që e kanë kaluar virusin. Nuk mund të parashohim. Ne mendojmë se imunizimi artificial me vaksina dhe ai natyror ka arritur diku 60-70% por nuk mund të parashikojmë si do jetë rrjedha e kësaj pandemie, shpresojmë që mos kemi goditje të madhe”- deklaroi Ilir Hasani, Zëvendës ministër I Shëndetësisë.


