Lajme

“Vakti e ha kashtën”, ish deputetja e LDK-së për Haxhiun: Fatkeqësi ta udhëheqë drejtësinë personi që abuzoi me të

01/12/2023 13:14
nga:G B

Ish deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar ndaj ministres Albulena Haxhiu, e cila është paraqitur para gjykatës për gazin lotsjellës në Kuvend dhe është deklaruar e pafajshme, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se s’ka ironi as fatkeqësi më të madhe se sa të udhëheq me drejtësinë një person që ka abuzuar me atë.

Gaxherri ka thënë se “vakti e ha kashtën” dhe kjo mund të ndodhë vetëm në Kosovë.

Postimi i saj i plotë:

Nuk ka ironi as fatkeqësi më të madhe për një vend qe ta qeveris, administroj drejtësinë, personi qe abuzoi me drejtësinë e këti vendi. Kjo është shembulli më tipik se si shkelet ligji e si shkelet drejtësia. Kjo është shembulli më tipik se bashku me partin e saj, se si mashtrohen, abuzohen qytetarët për të përfituar politikisht.

Hajde zonjë, sot pas dy viteve qeverisje, prezantoje një sukses të vetëm nga dikasteri juaj.

Përveç skandaleve të humbjes së dëshmive për rastin Dehari me të cilin rast keni abuzuar pa fije turpi as mëshire, paraqitja e juaj para gjykatave për vepra të rënda penale dhe punësimet e halleve e tezave, asnjë punë tjetër.

Kësaj i thonë:

Vakti e han kashten…

Në Kosovë edhe kjo mund të ndodhë!!!