Sporti

Vaksinohet Shaqiri

10/05/2021 16:04
nga:Lorik J

Futbollisti shqiptar i Olimpique Lyonit, Xherdan Shaqiri, është vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie në profilin e tij në “Instagram”.

“Unë jam i vaksinuar”, ka shkruar Shaqiri në “InstaStory”. Momentalisht, Shaqiri është i grumbulluar me Kombëtaren e Zvicrës në dy ndeshjet që i luajnë në muajin tetor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.