Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 608.939 qytetarë.
Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.432.135 persona.
Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 2.870 testime, prej tyre 40 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 149 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.
Në total numri i rasteve aktive është 1.226.