Lajme

“Vaksina me erë shteti”, tollovi e madhe në QKMF-në e Ferizajt, publikohen pamje

05/15/2021 09:38
nga:M K

Sot ka filluar vaksinimi antiCOVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ditën e djeshme kishte filluar vaksinimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, teksa pamjet shqetësuese me turmë të madhe njerëzish që nuk mbajtën as distancë sociale shkaktuar reagime të shumta në opinion.

E, sot tollovi është shkaktuar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Këto pamje shihen nga fotografitë e postuara nga asamblisti i LDK-së në Ferizaj, Gëzim Kokollari.

“Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj.

Vakcina me “erë shteti””, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

“Zgjidhje ka, arsye jo”, vendoset rregull në pritje për t’u vaksinuar te salla “1 Tetori”