Lajme

Vaksina kundër gripit sezonal, drejtori i QKMF-së: Që nga e hëna deri më tani janë vaksinuar rreth 600 qytetarë!

10/04/2024 18:08
nga:N K

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar që nga e hëna në të gjithë Kosovën.

Në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare “Gani Demolli” në Prishtinë janë sigurar 11 mijë doza për qytetarët.

Kështu bën të ditur për GazetaBlic, drejtori i kësaj qendre, Bujar Gashi.

Sipas Gashit, që nga e hëna e deri më sot janë aplikuar rreth 600 vaksina, kështu duke e shfaqur një interes në rritje për këtë shërbim.

“Nga e hëna deri më sot janë aplikuar rreth 600 vaksina kundër gripit sezonal që mendoj se është një trendë i mirë. Mirëpo, qytetarët tashmë e dinë që është bërë kjo shpërndarje dhe nuk ka ndonjë grumbullim ose ndonjë fluks për me marrë vaksinën”, deklaroi Gashi.

Drejtori theksoi se vaksinat janë marrë në kohën e duhur duke u siguruar që qytetarët të kenë akses më të lehtë dhe pa procedura të komplikuara.

“S’ka asnjë procedurë, nuk ka nevojë për termin, nuk ka nevojë për me apliku, mirëpo vetëm e vizitojnë qendrën më të afërt të mjeksisë familjare që e kanë, të lajmërohen te mjeku të bëjnë një vizitë të shkurtër dhe infermieri i vaksionimit e kryn procedurën brenda një kohë shumë të shkurtër”, tha ai.

Por, a mund të shfaqin këto vaksina alergji tek personat që vaksinohen?

Gashi thotë se nuk kanë evidentuar raste të tilla, ani pse sipas tij secili bar mund të shfaq alergji.

“Një profesor më pati thënë që secili bari, madje edhe abrnat kundër alergjisë munden me shfaq alergji, kështu gjithmonë mundet me ekzistu një gjë e tillë. Mirëpo nuk kemi raste të cilat janë evidentuar dhe kanë shkaktu ndonjë reaaksion i cili do të ishte për me u shqetësu”, tha ai.

Derisa, qytetarët e pranishëm në këtë qendër shprehin mendime pozitive për vaksinat.

Isuf Gokiqi njëri ndër të vaksinuarit në këtë qendër thekson se për çdo vit kryen këtë vaksinim, e që i del në ndihmë të madhe.

“Për çdo vit e marrim na, na ndihmojnë shumë shkaku i gripit  e tona këto farë senesh, nuk është keq, mirë është. Sa te shtyjmë qishtu edhe naj ditë mirë është”, tha ai.

Ndërsa, qytetari tjetër i vaksinuar shprehet se gjatë marrjes së vaksines çdo gjë ka shkuar mirë nga ana e stafit dhe se nuk ka pasur vonesa apo diçka të ngjashme.

“Shumë na ndihmon, sidomos moshën tonë të pleqërisë na ndihmon shumë, për gripe, për ethe.

S’kemi prit hiç, shumë mirë ka shkuar puna dhe janë shumë në gjendje gatishmërie”, deklaroi ai për GazetaBlic.

E, drejtori përfundoi duke bërë thirrje për një pjesëmarrje të lartë në vaksinim, dhe që sipas tij është mirë të vaksiohen para se të fillojnë simptomat e gripit.

“Mirëpo, i kisha inkuraju që ta shfrytëzojnë këtë kohë sa nuk kanë filluar dhe nuk ka ndonjë tredë të rrtijes së gripeve sezonale, sepse në momentin që është me grip me inflomacion nuk preferohet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/