Lajme

“Vaksina ka mjaftueshëm”- Vitia thirrje qytetarëve të vaksionohen

08/17/2021 19:56
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë thirrje që të vaksinohen të gjithë qytetarët e vendit.

Ai ka njoftuar se vaksina ka mjaftueshëm.

Sipas tij arsyeja që qytetarët duhet të vaksinohen është se personat e vaksinuar e të cilët janë infektuar përsëri po e kalojnë më lehët infektimin dhe më shpejtë.

“Personat e vaksinuar dhe të prekur nga virusi janë duke e kaluar sëmundjen më lehtë dhe më shpejtë”, ka thënë Vitia