Lajme

“Vaksina ka dhjam derri e qeliza të majmunëve”, shpërndahen fletushka me përmbajtje të tillë në një shkollë në Prishtinë

11/25/2021 22:42
nga:Y I

Në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë sot janë shpërndarë fletushka me përmbajtje skandaloze kundër vaksinimit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të faqes Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë, të cilët kanë shpërndarë fotot të këtyre fletushkave.

Në to thuhet se vaksinat përmbajnë dhjam derri, qeliza të majmunëve e pjesë të organeve të fëmijëve të abortuar.