Lajme

Vaki shqiptare: Policia dënon prizrenasin se nuk kishte ndezuar dritat e veturës edhe pse ato ishin ndezur!

12/11/2021 16:15
nga:Y I

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Prizren, raporton Gazeta Blic.

Një qytetari i është shqiptuar gjobë nga Policia rreth orës, 14:00, me arsyetimin se i njëjti nuk i kishte të ndezura dritat e veturës.

Në dokumentat dhe fotografitë e dërguara në redaksi të “Gazeta Blic”, qytetari ka deklaruar se dritat e veturës kanë qenë të ndezura gjatë gjithë kohës, pasi makina është e re dhe ato ndizen automatikisht vetë kur makina punon.

Por kjo gjë, sipas qytetarit i cili na ka dërguar dhe fletën e gjobës, duket se nuk i ka penguar zyrtarët policorë ti shqiptojnë dënimin.

Fotografitë e dërguara në redaksinë e “Gazeta Blic” nga qytetari: