Sporti

Vaki interesante: Nuk u lëndua, futbollisti i Bayernit u largua nga fusha… për të shkuar në tualet

12/19/2021 12:27
nga:Lorik J

Një rast kurioz me Pavardin ndodhi dje në ndeshjen Bayern Munich-Wolfsburg.

Ndërsa loja po luhej, francezi duhej të vraponte… në banjë. Largimi nga fusha që i ka lënë të gjithë të habitur. Trajneri Nagelsmann nuk e pa atë të kthehej dhe e zëvendësoi.

Pavard donte të kthehej në fushë kur përfundoi kohën e tij në banjë, por e kuptoi se ishte zëvendësuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Vetë Nagelsmann foli për mediat gjermane në konferencë, ku tha: “Më pyeti në frëngjisht se duhej të shkonte në tualet, të paktën mendoj se ai më tha kështu. Pas 15 sekondash ai vrapoi në banjë dhe kur nuk u kthye, i thashë gjyqtarit të katërt të bënte zëvendësimin. Shkoi mirë kështu”, tha trajneri i Bayernit.

/GazetaBlic Sport