E çuditshme, por ndodh në Kosovë.
Futbollisti Ardit Demiri ka ndryshuar skuadër brenda 10 ditësh nga zyrtarizimi tek skuadra e Llapit.
Fillimisht Demiri nënshkroi me skuadrën llapjanë në datën 8 qershor duke postuar dhe foto në rrjetet sociale me trajnerin Batatina, por 11 ditë më vonë mesfushori është zyrtarizuar tek skuadra maqedonase e Voskës e cila militon në kategorinë e dytë në futbollin vendas.
Një veprim i çuditshëm ky nga ana e futbollistit, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet palëve apo ndonjë pakënaqësi që ka detyruar 20 vjeçarin të ndërpresë kontratën me skuadrën e Llapit.


