Lajme

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras

05/09/2024 14:25
nga:Y I

Prindërit e argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë në gusht të vitit të kaluar ishin të enjten në studion e emisionit Kosova Today.

Facundo Urdgangaray dhe Magdalena Delmonte, nuk mundën të përmbanin lotët pasi u pyetën në lidhje me vajzën e tyre.

Nëna e saj, Magdalena Delmonte tregoi arsyen që pse kanë ardhur në Kosovë.

“Kërkojmë drejtësi, ne udhëtuam në Kosovë për të kontraktuar një avokat Besim Shala, që është personi që do të na përfaqësojë duke filluar tash, dhe do të jetë ai që do të na informojë, është e vështirë për shkak të distancës shpenzimet janë të larta”, u shpreh ajo.