Bujana Kopliku, një vajzë me rrënjë shqiptare që jeton në Angli i ka kushtuar një këngë luftës në Ukrainë.
“Boo” është emri artistik i saj.
Ajo ka folur për suksesin e kësaj kënge që ka korrur në Angli.
“E shkrova këtë këngën për të mos humbur shpresën dhe ishte personale. Me luftën që filloi në Ukrainë e pash në një mënyrë tjetër për të mos humbur shpresën”.
“Është në rrjet kjo këngë dhe në radio po transmetohet”.
Babai i saj, Dritani ka treguar një histori të familjes nga emigrimi në Angli e deri tek edukimi muzikor i pesë vajzave.
“Bujana ka lindur në Angli dhe bashkëshortja ime, Suzana është angleze. Kur erdha këtu në Angli, unë erdha me qëllimin për të shkuar në Kanada se kisha pasur familjen atje, mirëpo kur u takova me nënën e Bujanës, Suzin, qëllimet ndryshuan dhe nuk ja dola më të iki në Kanada”.
“Ne kemi pesë vajza dhe i kemi rritur me muzikën gjithë kohës. Ato të gjitha i bien ndonjë instrumenti muzikor. Nuk kemi dal ende në skenë së bashku, po tani po merremi me Bujanën dhe e kemi ndërmend për të dalë dhe të bëjmë disa koncerte në muajt e ardhshëm”.
VIDEO:


